Edhe këtë të enjte do të dominohemi nga temperaturat shumë të larta si pasojë e valëve të të nxehtit. Kushtet e motit do të jenë në ndikimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të ditës. Pritet që pas mesdite herë pas here të ketë kalime të pakta të vranësirave të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Por sipas MeteoAlb, nuk do të ketë reshje.