Wake Up/ Të rinjtë shqiptarë kanë një vend të preferuar për të emigruar. Ja cili është?
18/11/2020 11:22

Shqipëria konsiderohet ende si një ndër vendet me flukset më të larta të emigrimit në raport me popullsinë rezidente. Rreth 1.64 milionë shtetas shqiptarë ose 36% e popullsisë jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, kryesisht në SHBA, Kanada, Greqi, Itali, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar apo Zvicër. Shqipëria ka përjetuar një periudhë intensive emigrimi prej viteve ‘90 dhe që vazhdon edhe sot, ndonëse me ritme të tjera dhe jo me të njëjtin intensitet. Rigjallërimi i valës së emigrimit shpjegohet me një sërë faktorësh socialo-ekonomikë, por edhe si pasojë e politikave joefikase të qeverive për të menaxhuar largimet masive. Sipas INSTAT, gjatë periudhës 2011-2019, ka emigruar jashtë 13% e popullsisë ose mbi 360 mijë persona. Tirana është me emigrimin më të madh të familjeve, ndërsa Shkodra, Fieri, Durrësi, me humbjet më të mëdha të popullsisë. Kukësi ka normat më të larta të ikjes së popullsisë, jashtë dhe brenda vendit. 53% e të ikurve janë me arsim të mesëm ose të lartë. Shumica, të rinj. Gati 60% e të ikurve rendisin varfërinë si arsye. Armela Xhaho, kërkuese dhe drejtuese e projektit IDN (Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim) analizoi se cila është fatura që vendi ynë duhet të paguajë për këtë eksod, kryesisht të të rinjve? Por cili mbetet vendi më i preferuar për të emigruar dhe Pse?. Gjermania është absolutisht destinacioni më i dëshirueshëm për shqiptarët, vend që u bë tërheqës për shkak të avantazheve që tërheqin migrantë, të tilla si një sistem i organizuar akomodimi dhe ndihmë financiare bujare që ofron shteti, deri në përfundim të procesit të vlerësimit të kërkesës për azil. Në të njëjtën kohë, Gjermania ka ndjekur politikat e “dyerve të hapura” për të tërhequr popullsi në moshë pune, veçanërisht punëtorë të kualifikuar.

Pilotët e së ardhmes, Grupi Kastrati bashkon forcat me Wizz Air!/ Wake Up
23/12 10:18
BBV5/A do ketë hyrje të reja sonte?/ Wake Up
23/12 10:14
Adi pa se Ledi mbante në duar një shtrak-shtruk klasik/ Wake Up
23/12 09:45
Shtëpia Botuese Albas feston 25 vite. Rita Petro: E nisa punën me një biçikletë…/ Wake Up
23/12 09:43
“Poema e Mungesës”, libri ku Rita Petro ka derdhur dhimbjen e shpirit të saj…/ Wake Up
23/12 09:37
Ku do t’i kaloni festat e fundvitit?/ Wake Up
23/12 09:37
Blendi Salaj shkëput vargje nga “Poema e Mungesës” së Rita Petros/ Wake Up
23/12 09:34
Pse këtë vit kanë mbizotëruar fustanet lakuriq? Ja çfarë thonë dizenjuesit…/ Wake Up
23/12 09:22
Loja e Re/ Si quhet ekipi i futbollit të Gjirokastrës?/ Wake Up
23/12 09:16
Pse më të uritur se ata që s’kanë të hanë janë ata që s’kanë të ngopur?/ Wake Up
23/12 09:13
Heidi Baci dhe Blendi Salaj zbulojnë ku do e festojnë Vitin e Ri!/ Wake Up
23/12 09:11
“Mirupafshim” diell, rikthehen reshjet e shiut. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/12 09:11
“Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi po bëjnë “Big Brother-in” e tyre”/ Wake Up
22/12 10:12
Jul Deda rrëfen pas dy vitesh çfarë i ndodhi në BBV3…/ Wake Up
22/12 10:10
Jul Deda zbulon aleancat dhe skemat e krijuara brenda shtëpisë së BBV5/ Wake Up
22/12 10:07
Jul Deda: Shtëpia e BBV5 më e bukura ndër të gjitha edicionet, sepse…/ Wake Up
22/12 10:07
“Kristi Lamajt iu dha një “fishek”, a do dijë ai ta shfrytëzojë? Miri-Selin me drita fikur”/ Wake Up
22/12 10:05
Kur doli në bulevard, Geri nisi të shtrak-shtruk më shpejt/ Wake Up
22/12 09:41
E habitshme, fotografoi Nënë Terezën në natyrë!/ Wake Up
22/12 09:40
Fotografi që zbulon portrete në shpella e male, kush është Renild Firi?/ Wake Up
22/12 09:35
DIGITALB DIGITALB