Mirënjohja ndaj mjekëve nuk mungon asnjëherë dhe aq më tepër këto kohë që ata janë shndërruar në heronjtë tanë në këtë betejë për mbrojtjen e shëndetit të secilit prej nesh. Mjekët, infermierët, sanitarët dhe personeli mbështetës sot më shumë se kurrë janë në vijën e parë të përballjes me pandeminë Kovid -19, ku me humanizmin e tyre profesional po sakrifikojnë përballë kësaj situate.