Sot për të gjithë besimtarët myslimanë ka nisur muaji i Ramazanit. Një muaj që konsiston në privimin me vetëdije nga ngrënia dhe pirja prej agimit deri në perëndim të diellit. Këtë vit ritet e këtij muaji do të jenë shumë ndryshe, nga vizitat në xhami apo edhe në shtrimin e iftarit, një nga simbolet e këtij muaji, apo edhe vizitat mes familjarëve. Por për të gjitha detajet kishim në një lidhje skype, nënkryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Taulant Bica.