Wake Up/ Studimi: 47 vjeҫ, mosha më e palumtur për njeriun
15/01/2020 12:36

Kemi dëgjuar shpesh jeta fillon në moshën 40 vjeҫ kur njeriu ka arritur disa standarde dhe objektiva. Por një studim i fundit tregon se në varësi të moshës që kemi ne priremi që të jemi të lumtur ose më pak të lumtur. Studimi ekonomik, i realizuar nga "Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike" (National Bureau of Economic Research ), përdori të dhëna në 132 vende, përfshirë 95 në zhvillim dhe 37 vende të zhvilluara për të përcaktuar lidhjen e mirëqenies dhe moshës. Mes këtyre vendeve që janë marrë në analizë është edhe Shqipëria. Rezultoi se mosha më e palumtur është rreth 47 vjeҫ. Më konkretisht këto të dhëna ndërkombëtare mbi lumturinë zbuluan se njerëzit në vendet e zhvilluara janë më të palumtur në moshën 47 vjeç. Ndërsa në vendet në zhvillim pika më e ulët e lumturisë është rreth moshën 48 vjeҫ. Ajo ҫfarë vihet re është fakti se mirëqenia nuk varet nga të mirat materiale, gjinia, nga arsimimi, martesa, profesioni...etj por mbi të gjitha është ҫështje moshe. Megjithatë të martuarit rezultojnë më të lumtur sesa beqarët dhe më të lumtur sesa të divorcuarit po ashtu. E gjithë kjo njihet si kriza e moshës së mesme, e diskutuar nga studiuesit edhe më herët. Studimi thekson se lumturia kalon në disa faza: në fëmijëri jemi të lumtur, në adoleshencë lumturia ulet, rritet pas të 20-ve, ulet në maksimum deri në moshën 47-48 vjeҫ dhe rritet përsëri sa më shumë që shkojmë drejt pleqërisë (kryesisht mbi 70 vjeҫ). Prandaj, gjatë jetës sonë ne jemi më të lumtur kur jemi fëmijë dhe kur plakemi dhe rrjedhimisht kurba e lumturisë është në formë U-je, me disa luhatje në vite të ndryshme. Edhe në aspektin shkencor, tkurrja e trurit fillon gjithashtu në vitet '30 dhe '40, dhe përshpejtohet në vitet '60. Testosteroni i hormoneve seksuale (për burrat) dhe estrogjeni (për gratë) gjithashtu fillojnë të bien që në vitet '30, dhe ndryshimi mund të bëhet më i dukshëm në vitet '40. Pra, edhe këto janë disa arsye që e vërtetojnë këtë studim.

Pilotët e së ardhmes, Grupi Kastrati bashkon forcat me Wizz Air!/ Wake Up
23/12 10:18
BBV5/A do ketë hyrje të reja sonte?/ Wake Up
23/12 10:14
Adi pa se Ledi mbante në duar një shtrak-shtruk klasik/ Wake Up
23/12 09:45
Shtëpia Botuese Albas feston 25 vite. Rita Petro: E nisa punën me një biçikletë…/ Wake Up
23/12 09:43
“Poema e Mungesës”, libri ku Rita Petro ka derdhur dhimbjen e shpirit të saj…/ Wake Up
23/12 09:37
Ku do t’i kaloni festat e fundvitit?/ Wake Up
23/12 09:37
Blendi Salaj shkëput vargje nga “Poema e Mungesës” së Rita Petros/ Wake Up
23/12 09:34
Pse këtë vit kanë mbizotëruar fustanet lakuriq? Ja çfarë thonë dizenjuesit…/ Wake Up
23/12 09:22
Loja e Re/ Si quhet ekipi i futbollit të Gjirokastrës?/ Wake Up
23/12 09:16
Pse më të uritur se ata që s’kanë të hanë janë ata që s’kanë të ngopur?/ Wake Up
23/12 09:13
Heidi Baci dhe Blendi Salaj zbulojnë ku do e festojnë Vitin e Ri!/ Wake Up
23/12 09:11
“Mirupafshim” diell, rikthehen reshjet e shiut. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/12 09:11
“Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi po bëjnë “Big Brother-in” e tyre”/ Wake Up
22/12 10:12
Jul Deda rrëfen pas dy vitesh çfarë i ndodhi në BBV3…/ Wake Up
22/12 10:10
Jul Deda zbulon aleancat dhe skemat e krijuara brenda shtëpisë së BBV5/ Wake Up
22/12 10:07
Jul Deda: Shtëpia e BBV5 më e bukura ndër të gjitha edicionet, sepse…/ Wake Up
22/12 10:07
“Kristi Lamajt iu dha një “fishek”, a do dijë ai ta shfrytëzojë? Miri-Selin me drita fikur”/ Wake Up
22/12 10:05
Kur doli në bulevard, Geri nisi të shtrak-shtruk më shpejt/ Wake Up
22/12 09:41
E habitshme, fotografoi Nënë Terezën në natyrë!/ Wake Up
22/12 09:40
Fotografi që zbulon portrete në shpella e male, kush është Renild Firi?/ Wake Up
22/12 09:35
DIGITALB DIGITALB