Fotografë nga Shqipëria dhe Kosova hapën në Qendrën Rinore "Arka" në Shkodër fotoekspozitën "Biodiversiteti përmes fotografisë" ku tërheqin vëmendjen te ruajtja e mjedisit natyror që ka pësuar dëmtime shpesh të pakthyeshme. Qëllimi i këtij projekti të shtrirë në kohë është promovimi i vlerave të pellgut të lumenjve Drin, Buna dhe Liqenit të Shkodrës. Studiuesit vlerësojnë se shumë specie në këtë zonë janë me rëndësi për të gjithë ekosistemin e Ballkanit.