Jemi vetëm një muaj e gjysmë nga përfundimi i afatit të aplikimit për Karta ID, të cilën nëse nuk e rinovojmë nuk do të mund të përfitojmë shërbime, pasi do të kushtëzohen nga institucionet vendore dhe qendrore. Kushtëzimi lidhet me paraqitjen e mandat-pagesave dhe vërtetimeve të tjera të nevojshme për aplikimin për dokumentit të ri. Në ndryshim nga më parë tashmë secili duhet të aplikojë në bazë të afateve të caktuara.