Wake Up/ S’ka më puthje në kinema. Do të hiqen nga skenari ose do të realizohen në kompjuter
09/06/2020 12:40

Pandemia e koronavirusit ka pasur ndikim në të gjitha fushat, kështu që vështirë se do të bënte përjashtim edhe kinematografia. Një nga pyetjet që na vjen ndër mend të gjithëve është fakti nëse do të shikojmë më skena intime në filmat e rinj që do të prodhohen? Të paktën për një kohë të caktuar a do të duhet të respektohet distanca aq shumë e përfolur? Jo pak aktorë të famshëm mbahen mend për skena të ndryshme erotike që kanë luajtur e që nuk harrohen as me kalimin e viteve. Por, mesa duket skena të tilla reale do të shmangen pasi konsiderohet e rrezikshme që aktorët të kenë kontakt aq të afërt me njeri-tjetrin. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për skenat erotike por edhe për filmat që kanë grindje apo përleshje fizike mes aktorëve. Sipas asaj që shkruan "The Sun" duke iu referuar Shoqatës Federale Gjermane e Aktrimit, në 12 qershor do të lexohen xhirimet e filmave apo serialeve dhe stafet përkatëse do të testohen ҫdo ditë për koronavirus. Skenat intime nuk do të lejohen që të xhirohen, do të hiqen nga skenari ose do të realizohen virtualisht në kompjuter. Të gjitha këto ndryshime me siguri do të reflektohen edhe në të ardhura, në tematikat që do të përfshijnë filmat, në përzgjedhjen e aktorëve e në shumë drejtime të tjera. Genc Përmeti, i cili e njeh më së miri këtë industri e gjithë kjo lëvizje në fakt prek filmat Evropiane. "Kjo është një lojë e kompanive Evropiane të prodhimit të filmit që e bëjnë këtë që të fitojnë Grante financiare. Pra kanë gjetur këtë formulë për përfitime financiare nga shteti. Por këto vendime nuk prekin kompanitë e mëdha amerikane të prodhimit të filmit". Pra me sa duket kinematografia amerikane do të na konkurrojë edhe me puthjet dhe skenat intime.

Heidi Baci dhe Ronaldo Sharka kujtojnë izolimin e BBV, por çfarë pritet nesër mbrëma?/ Wake Up
19/12 10:15
Historiania e Artit, Nea Tandini zbulon të fshehtat e baletit klasik “Arrëthyesi”/ Wake Up
19/12 10:15
Skënder Sherifi: Mungon vlerësimi i shkrimtarëve në Shqipëri!/ Wake Up
19/12 09:36
Berti e pa shefen si të ishte një shtrak-shtruk/ Wake Up
19/12 09:35
Belgjika nderon Skënder Sherifin, një figurë ekselente e diasporës!/ Wake Up
19/12 09:35
Loja e Re/ Cili është oqeani më i madh? / Wake Up
19/12 09:16
Mënyra se si i trajton të tjerët nuk pasqyron ata, pasqyron ty…/ Wake Up
19/12 09:15
Cila është dhurata që dëshironi më shumë për Krishtlindje?/ Wake Up
19/12 09:14
Mot i qendrushëm dhe me diell. Po në fundjavë çfarë parashikohet?/ Wake Up
19/12 09:10
Studimi zbulon sa ditë pushime na duhen! Nuk janë aq sa mendonim…/ Wake Up
19/12 09:09
“Luftë” në Hollywood çfarë po ndodh mes Netflix dhe Paramount? Ndikimi në treg…/ Wake Up
18/12 10:21
Klemi Sinakoli zbulon filmat që pritet të bëjnë namin këtë fundivit!/ Wake Up
18/12 10:21
Fëmijët marrin pushimet për festa, ja filmat që sugjeron Klemi Sinakoli/ Wake Up
18/12 10:17
Futbollistja Megi Doçi: Më kanë thënë që ngjaj si mashkull, por kam një mesazh…/ Wake Up
18/12 09:39
Futbollistja Megi Doçi: Për mundin që jap nuk kam marrë vlerësimin e duhur!/ Wake Up
18/12 09:37
Pas ecjes përmes pyllit hajduti ra në shtrak-shtruk/ Wake Up
18/12 09:33
E para në futboll, Megi Doçi rrëmben “Këpucën e artë” dhe “Topin e Artë” 2025/ Wake Up
18/12 09:33
Mbi 800 gola, Megi Doçi për vite me radhë në majë të futbollit!/ Wake Up
18/12 09:32
“Meshkujt më kanë nënvlerësuar, kam qarë”. Futbollistja, Megi Doçi: I sfidova!/ Wake Up
18/12 09:30
Ç’gjëra gratë i bëjnë më mirë se burrat?/ Wake Up
18/12 09:16
DIGITALB DIGITALB