Zgjedhja e Tiranës si kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë nuk ishte thjesht një rastësi e diktuar nga rrethanat e krijuara në Shqipërinë që ende kishte trupa pushtimi të huaja në territorin e saj. Përveç Vlorës në të cilën u shpall pavarësia dhe veproi qeveria e parë kombëtare e Ismail Qemalit, pretendime serioze ka pasur edhe Durrësi si kryeqytet i Principatës së Vidit, por edhe Shkodra, Elbasani, madje edhe Kruja.