Wake Up/ Shihni “Miss Julie” dhe do kuptoni sesi ambicia dhe pasioni të ҫojnë në fatalitet!
27/02/2020 11:47

"Miss Julie" është shfaqja e fundit që do të jepet në Teatrin Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" në datat 29 shkurt-1 mars. Kjo është një vepër e shkruar në 1888 nga August Strindbergut e cila vjen për publikun shqiptar me regji të Kiҫo Londos. Kjo shfaqje përmban një larmi tematikash dhe ngjarjet ndërthuren midis seksit dhe vdekjes, pasurisë dhe punës, bukurisë e kaosit. Julie (Laura Nezha) është një grua e vetmuar, impulsive dhe me një natyrë demoniake, e vetëdijshme për bukurinë e saj të jashtme dhe pozitën e saj shoqërore. Jean (Vin Bejleri) është në rolin e karrocierit zezak të babait të Julie. Ai ka një trup të palestruar dhe është tërheqës e në të njëjtën kohë ai është i dashuri i shërbëtores braziliane, Kristine (Adriana Tolka). Të tre këta aktorë formojnë një trekëndësh dhe mes tyre ka tension, forcë dhe emocione të forta. Më konkretisht mes Jean dhe Julie lindin disa shkëndija dhe ata e kanë të vështirë që t'i rezistojnë njeri-tjetrit. Julie si natyrë është gjithmonë në kërkim të gjërave të reja dhe teksa e hedh vështrimin mbi Jean, ajo kupton se sa ambicioz është ai. Të dy vendosin që të arratisen, të ikin larg e të hapin një hotel por në një moment e kuptojnë se kjo gjë është e pamundur. Miss Julie e gjen veten pa asnjë shpresë për të ardhmen e saj, duke u ulur deri në nivelin e shërbëtoreve. Bukuria dhe vdekja ndeshen gjithmonë në betejën e saj të brendshme dhe ajo nuk ka më asnjë shpëtim nga vdekja. Ervin Bejlerin, kishim sot në studio një nga protagonistët që i ka trazuar ndjenjat jo vetëm shërbëtores por edhe pronares, i cilina tregoi detaje nga vepra dhe vënien e saj në skenë.

“Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi po bëjnë “Big Brother-in” e tyre”/ Wake Up
22/12 10:12
Jul Deda rrëfen pas dy vitesh çfarë i ndodhi në BBV3…/ Wake Up
22/12 10:10
Jul Deda zbulon aleancat dhe skemat e krijuara brenda shtëpisë së BBV5/ Wake Up
22/12 10:07
Jul Deda: Shtëpia e BBV5 më e bukura ndër të gjitha edicionet, sepse…/ Wake Up
22/12 10:07
“Kristi Lamajt iu dha një “fishek”, a do dijë ai ta shfrytëzojë? Miri-Selin me drita fikur”/ Wake Up
22/12 10:05
Kur doli në bulevard, Geri nisi të shtrak-shtruk më shpejt/ Wake Up
22/12 09:41
E habitshme, fotografoi Nënë Terezën në natyrë!/ Wake Up
22/12 09:40
Fotografi që zbulon portrete në shpella e male, kush është Renild Firi?/ Wake Up
22/12 09:35
Fotografi shqiptar që ka mrekulluar gjermanët me disa ekspozita!/ Wake Up
22/12 09:33
Java fillon me mot me diell, por si varjojnë temperaturat?/ Wake Up
22/12 09:21
Kush ju pëlqen nga banorët e BBV5?/ Wake Up
22/12 09:21
Loja e Re/ Cila është gjuha zyrtare e Brazilit?/ Wake Up
22/12 09:20
Lumturia ka qenë gjithmonë aty, e pranishme në jetën tonë, por e kemi nënvlerësuar…/ Wake Up
22/12 09:19
Blendi Salaj dhe Heidi Baci komentojnë banorët e BBV5, kush ishte surpriza për ta?/ Wake Up
22/12 09:17
Heidi Baci dhe Ronaldo Sharka kujtojnë izolimin e BBV, por çfarë pritet nesër mbrëma?/ Wake Up
19/12 10:15
Historiania e Artit, Nea Tandini zbulon të fshehtat e baletit klasik “Arrëthyesi”/ Wake Up
19/12 10:15
Skënder Sherifi: Mungon vlerësimi i shkrimtarëve në Shqipëri!/ Wake Up
19/12 09:36
Berti e pa shefen si të ishte një shtrak-shtruk/ Wake Up
19/12 09:35
Belgjika nderon Skënder Sherifin, një figurë ekselente e diasporës!/ Wake Up
19/12 09:35
Loja e Re/ Cili është oqeani më i madh? / Wake Up
19/12 09:16
DIGITALB DIGITALB