Përpos mono-komedisë, aktorja e humorit tregoi se për herë të parë ka në projektet e saj dhe interpretimin në dramë, të cilën nuk e ka prekur kurrë më parë. Më tej ishte dhe projekti i ri filmik në të cilën ajo është dhe bashkë producente, i cili do të fillojë xhirimet përgjatë festave të fundvitit. Rudina zbuloi se së shpejti do ti dedikohet edhe biznesit. "Hapja e një restoranti ka qenë një ëndërr e imja që tani po e bëj realitet"-u shpreh ajo në Wake Up.