Periudha e pandemisë ka ndryshuar mënyrën e të jetuarit të njerëzve, na ka privuar nga disa shërbime apo aktivitete të përditshme. Por ka një sektor që është vërtet shumë i rëndësishëm për vijueshmërinë e ekonomisë së një vendi, një sektor, i cili medoemos duhet të gjejë mënyra alternative për të vijuar ofrimin e shërbimeve për vete rëndësinë që ka, janë pikërisht BANKAT! Dhe për të folur për këtë, kemi sot përfaqësuesen e bankës ProCredit, Erinda Ropi e cila na tregoi më shumë për disa shërbime që banka ProCredit ka implementuar për klientët e saj për të lehtësuar kryerjen e operacioneve bankare.