Festivali ndërkombëtar i teatrit kontemporan “Skampa 2020”, nisi dje edicionin e 22 në qytetin e Elbasanit. Dhjetë interpretime nga artistët në këtë edicionin të 22, që vjen me titullin “Gjurmë”. Shfaqjet e teatrove shqiptare dhe nga artistë të huaj për publikun do të jenë të gjitha në hapësira të hapura atraktive të qytetit, si në kala, parku i qytetit etj. Këtë vit janë marrë masat në kushtet e pandemisë për administrimin rreptësisht rigoroz të distancave, pajisjen e artistëve pjesëmarrës me maska, mbajtjen e maskave dhe lejimin e një numri të kufizuar spektatorësh.