Të pasionuarit pas sportit kanë tashmë prej një viti një alternativë profesionale në kryeqytet, për t’u stërvitur dhe për të ushtruar futbollin duke filluar nga moshat më të vogla: “Football Republic”, e drejtuar nga Redi Jup, ish-lojtar i Dinamos, Tiranës dhe Kombëtares, tashmë opinionist sportiv dhe kandidat për këshillin bashkiak.