Mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ishte e ftuar Qeqa Krelani, komentatorja e parë shqiptare në historinë e futbollit shqiptar. Prej 19 vitesh pjesë e gazetarisë sportive për të plotësuar dëshirën e babait të saj, ish futbollistit të ndjerë të Flamurtarit, Vëllaznimit Fatlik Krelani. Gjatë intervistës në “Wake Up” ajo u shpreh se shpesh është përballur me komente të ndryshme, duke qenë se është pjesë e një terreni ku dominon gjinia mashkullore, por që kurrsesi nuk do heqë dorë nga profesioni i saj që nesër kur të bëhet me fëmijë të ketë çfarë t’ju tregojë atyre kur ata të kërkojnë në “Google” emrin e saj.