Virologjia (përhapja) e memeve në këto kohë karantine, nuk ka shërbyer vetëm për të përhapur informacionin. Memet në internet, sidomos ato të fundit mbi masat shtrënguese, duket se i kanë bashkuar njerëzit jo vetëm në të qeshur dhe humor, por edhe në një protestë virtuale kundër vetë masave shtrënguese. Por si dhe sa ndikojnë ato? A i pëlqejmë memet vetëm për humorin dhe satirën që transmetojnë, apo shohim edhe përtej: Në mesazhin që duan të përcjellin dhe në historinë apo ngjarjen që qëndron pas tyre?