Me 9 prill në një deklaratë publike Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka shpalli paketën financiare, 30 mijë lekë për këdo që është pjesë e futbollit aktualisht. Duke qenë se situata e pandemisë i gjeti të gjitha institucionet të papërgatitura për ta përballuar financiarisht stopimin e jetës normale, Duka pati deklaruar se FSHF do të marrë kredi për të mbështetur futbollin. Por sot deklaroi se e shmangën atë rrugë duke e përballuar financiarisht situatën me fondet e Federatës, por nga ana tjetër ai tha se, "Nuk e kuptova vendimin absurd të qeverisë për ta përjashtuar sportin nga paketat e ndihmës financiare."