Studentët të cilët kanë eksperiencë të punës, janë më të vlerësuar nga punëdhënësit e tyre. Programet e praktikës janë mjete shumë të rëndësishme për të ndihmuar studentët të identifikojnë rrugën më të përshtatshme të karrierës. Në këtë drejtim bizneset luajnë rolin kryesor të zhvillimit të programeve që i orientojnë studentët në drejtimin e duhur profesional. Derisa programet akademike u japin studentëve njohuri teorike lidhur me profesionin e zgjedhur, ata shpesh dështojnë të përshkruajnë aktivitetet dhe praktikat që shoqërojnë një profesion të caktuar për shkak të mungesës së përvojës praktike. Ndaj gjithnjë e më shumë bizneset po i japin rëndësi dhe mundësi studentëve që ta kryejnë këtë eksperiencë. Tashmë sfida e tyre është si ti përmirësojnë ato vit pas viti.