Plazhi sot në Durrës është krejtësisht bosh, ndryshe nga e diela kur ishte i populluar nga qytetarë të shumtë, të cilët kishin dalë duke shfrytëzuar lejen e qeverisë për pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në moshën 14 vjeç. Edhe pse sot është një ditë me diell, duket se pengesë janë masat e sigurisë për shkak të koronavirusit. Durrësi ashtu si Tirana dhe disa bashki të tjera, janë ende zonë e kuqe.