Gjirokastra sot është zgjuar e zhurmshme që herët në mëngjes. Me sa duket gjirokastritët vazhdojnë të bëjnë pazaret e fundit. Siç raporton gazetarja e Top Channel Kristina Fidhi, shumë turistë këtë vit kanë zgjedhur qytetin e gurtë për të kaluar natën e ndërrimit të viteve. Por një këshillë për gratë: Bëni mirë që takat ti lini në shtëpi për këtë natë pasi qyteti gurtë nuk është shumë u favorshëm këtë periudhë për të ecur mbi kalldrëm me taka.