Wake Up/ Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Preshevë, ka qëllim ndryshimin etnik të popullsisë
24/11/2020 11:09

Prej kohësh në Luginën e Preshevës është konstatuar një problematikë, ajo e pasivizimit të adresave të shqiptarëve që kanë jetuar në komunat e kësaj lugine. E thënë më thjeshtë, këtyre mijëra shqiptarëve ju janë fshirë adresat dhe ata nuk figurojnë si shtetas të Serbisë, duke humbur në këtë mënyrë edhe shumë të drejta si individë një nga të cilat është e drejta e votës. Ky fenomen sipas autoriteteve të Luginës së Preshevës ka nisur vite më parë, më intensivisht është zbatuar në Medvegjë tek shqiptarët që në 99-ën janë larguar dhunshëm nga Medvegja dhe jetojnë në Kosovë. Këta shqiptarë nuk e kanë të rregulluar statusin civil në Kosovë, që do të thotë se akoma janë shtetas edhe me vendbanim në Medvegjë. Por, në kuadër të ligjit për caktimin e vendbanimit po shfrytëzohet një dispozitë e cila thotë se nëse qytetari nuk është duke banuar në vendbanimin që e ka paraqitur, atëherë ai vendbanim pasivizohet. Këtë fenomen e ka denoncuar si Tirana zyrtare dhe ajo e Kosovës. Para disa ditës ministrat e jashtëm të të dyja vendeve, Gent Cakaj dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla kanë shprehur shqetësimin e thellë lidhur me procesin e fshirjes së qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ata thanë se fshirja e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës është duke krijuar jo vetëm një pasqyrë krejtësisht të pasaktë të përbërjes demografike të atyre hapësirave dhe të numrit të shqiptarëve në Serbi, por edhe duke shkelur rrënjësisht të drejtat e liritë themelore të tyre, përfshirë të drejtën e votës. Ragmi Mustafa, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Lugina e Preshevës tha se qëllimi kryesor është që të bëhet ndryshimi artificiali strukturës etnike të popullsisë në Luginën e Preshevës

Wake Up – Emisioni i Plotë, 7 Prill 2026
07/04 10:40
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
07/04 10:22
BBV5/ “Miri ka humbur rrugës, deklarata që bëri në fillim e rrezikoi, por dua ta fitojë!”/ Wake Up
07/04 10:22
Big Basta: 15 vite me Vesën, kemi filluar të ngjajnë me njëri-tjetrin tani…/ Wake Up
07/04 10:17
Big Basta: Frymoj për familjen time! Kelly: Duhet të luftojmë fort për të/ Wake Up
07/04 10:13
Big Basta: Burrat pas divorcit kalojnë në shkatërrim total. Kelly: “Pa ty”, fije shprese!/ Wake Up
07/04 10:13
Kënga “Pa ty”, Big Basta dhe Kelly: Nuk mjaftojnë 38 vargje për të përshkruar divorcin/ Wake Up
07/04 10:12
Gjergjit i mbetën sytë te shtrak-shtruk e Presidentit/ Wake Up
07/04 09:50
BE ndërpreu fondet për Bujqësinë. Ekspertja: Edhe suvencionet nuk shkojnë te fermeri!/ Wake Up
07/04 09:36
Rritja e çmimit të naftës dhe përmbytjet sollën shtrenjtim të produkteve/ Wake Up
07/04 09:34
Fermerët drejt falimentit, të papaguar dhe të pakënaqur. Bujqësia dhe blegtoria në krizë!/ Wake Up
07/04 09:29
Ekspertja: Konsumi i djathit, gjizës, domates është luks. Pensionistët nuk i blejnë dot!/ Wake Up
07/04 09:28
Ekspertja: Agroturizmi? Nuk kemi produkte shqiptare për të ofruar, 60% importohen/ Wake Up
07/04 09:26
Loja e Re/ Cili është gjitari i vetëm që fluturon?/ Wake Up
07/04 09:16
“Për momentin, duam apo s’duam, Toka është vendi ku ne do të qëndrojmë”/ Wake Up
07/04 09:15
Në ç’mënyra mund ta prekë lufta në Iran jetën dhe ekonominë tuaj?/ Wake Up
07/04 09:14
Njihuni me robotin pastrues që kopjon çdo lëvizje tuajën…/ Wake Up
07/04 09:13
Mot i qendrueshëm dhe me diell, temperaturat arrijnë deri në 24 gradë C/ Wake Up
07/04 09:12
Wake Up – Emisioni i Plotë, 6 Prill 2026
06/04 10:45
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
06/04 10:23