Wake Up/ Pas Bjellorusisë, sot kërkohet dhe fitorja me Lituaninë në “Air Albania Arena”
07/09/2020 12:11

Kombëtarja kuqezi e ka nisur në mënyrën më të mirë kompeticionin e Ligës së Kombeve, kur të premten fitoi 0-2 përballë Bjellorusisë (me golat e Cikalleshit dhe Bares). Në Minsk, loja jonë u paraqit në dy faza. Lojë e mirë në pjesën e parë. Ekipi funksiononte i organizuar, vepronte në përpikëri me detyrat e dhëna dhe vendosjen në fushë nga ana e trajnerit. Gjëja më pozitive në këtë pjesë loje ishte presingu në gjysmëfushën e rivalit, e organizuar dhe e aplikuar nga 5 mesfushorë dhe dy sulmues. Kjo e detyroi kundërshtarin të luante disi i çorientuar dhe të ndodhej shpeshherë i papërgatitur për të ndërtuar lojën e tyre. Pjesa e dytë pati zbehtësi në lojën tonë. Veprimet nuk kryheshin lirshëm dhe ishin të nxituara. Kjo ndodhi sepse mungoi ajo që në futboll quhet loja pa top… Megjithatë, sulmi më i mirë është kur di se si të mbrohesh. Kjo ishte përsa i përket sfidës së parë të Ligës së Kombeve. Sot në mbrëmje Shqipëria pret në “Air Albania” modestët e Lituanisë. Lituania vjen në Tiranë me kujtime të hidhura. Kundërshtari i sotërm i kuqezinjve në Ligën e Kombeve ka pak histori me Shqipërinë sa u takon përballjeve mes tyre. Takimi i fundit është miqësorja e 26 marsit të vitit 2013, kur Kombëtarja jonë drejtohej nga trajneri De Biazi dhe fitonte thellë, 4-1. Përveç kësaj ndeshjeje, në historikun mes dy skuadrave janë edhe tri sfida të tjera, dy zyrtare dhe një miqësore. Në vitin 1992, në eliminatorit e Botërorit 1994, Shqipëria e ka mundur Lituaninë 1-0, ndërsa në ndeshjen e kthimit u mund 3-1 në transfertë. Miqësorja tjetër, e luajtur në Shqipëri në vitin 2006, është fituar nga lituanezët me rezultatin 1-2.

“Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi po bëjnë “Big Brother-in” e tyre”/ Wake Up
22/12 10:12
Jul Deda rrëfen pas dy vitesh çfarë i ndodhi në BBV3…/ Wake Up
22/12 10:10
Jul Deda zbulon aleancat dhe skemat e krijuara brenda shtëpisë së BBV5/ Wake Up
22/12 10:07
Jul Deda: Shtëpia e BBV5 më e bukura ndër të gjitha edicionet, sepse…/ Wake Up
22/12 10:07
“Kristi Lamajt iu dha një “fishek”, a do dijë ai ta shfrytëzojë? Miri-Selin me drita fikur”/ Wake Up
22/12 10:05
Kur doli në bulevard, Geri nisi të shtrak-shtruk më shpejt/ Wake Up
22/12 09:41
E habitshme, fotografoi Nënë Terezën në natyrë!/ Wake Up
22/12 09:40
Fotografi që zbulon portrete në shpella e male, kush është Renild Firi?/ Wake Up
22/12 09:35
Fotografi shqiptar që ka mrekulluar gjermanët me disa ekspozita!/ Wake Up
22/12 09:33
Java fillon me mot me diell, por si varjojnë temperaturat?/ Wake Up
22/12 09:21
Kush ju pëlqen nga banorët e BBV5?/ Wake Up
22/12 09:21
Loja e Re/ Cila është gjuha zyrtare e Brazilit?/ Wake Up
22/12 09:20
Lumturia ka qenë gjithmonë aty, e pranishme në jetën tonë, por e kemi nënvlerësuar…/ Wake Up
22/12 09:19
Blendi Salaj dhe Heidi Baci komentojnë banorët e BBV5, kush ishte surpriza për ta?/ Wake Up
22/12 09:17
Heidi Baci dhe Ronaldo Sharka kujtojnë izolimin e BBV, por çfarë pritet nesër mbrëma?/ Wake Up
19/12 10:15
Historiania e Artit, Nea Tandini zbulon të fshehtat e baletit klasik “Arrëthyesi”/ Wake Up
19/12 10:15
Skënder Sherifi: Mungon vlerësimi i shkrimtarëve në Shqipëri!/ Wake Up
19/12 09:36
Berti e pa shefen si të ishte një shtrak-shtruk/ Wake Up
19/12 09:35
Belgjika nderon Skënder Sherifin, një figurë ekselente e diasporës!/ Wake Up
19/12 09:35
Loja e Re/ Cili është oqeani më i madh? / Wake Up
19/12 09:16
DIGITALB DIGITALB