Vendi ynë do të përfshihet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë gjithë ditës. Parashikohet që në orët e pasdites vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë shira të pakët në zonat verilindore dhe Juglindore. Sipas MeteoAlb, pjesa më e madhe e bregdetit dhe zonave të ulëta do të jenë në ndikimin e motit të qëndrueshëm.