Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në mbrëmje pritet rikthimi i reshjeve. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 09°C në 19°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 22°C.