Wake Up/ Pano Soko: Ekonomia shqiptare nuk do ta përballonte dot një karantinë të dytë. Ja pse…
07/07/2020 11:37

Në Shqipëri tkurrja ekonomike pritet midis -5 deri në -9%, më e larta në rajon, për shkak të varësisë nga turizmi dhe modelit ekonomik të bazuar te bizneset e vogla, tregtia e shërbimet. Nga ana tjetër, me borxhin e lartë dhe të ardhurat e ulëta, financat kishin pak hapësirë fiskale për të mbështetur bizneset (sipas FMN-së, mbështetja direkte ishte më pak se 1% e PBB-së, më e ulëta në rajon). Por nëse shifrat sugjerojnë një mbyllje të dytë në karantinë, sa e përballueshme do të jetë kjo për ekonominë shqiptare dhe xhepat e qytetarëve??? Me situatën aktuale, financat presin që të ardhurat të bien me 15% me bazë vjetore në 2020-n, ndërkohë që shpenzimet do të vijojnë të larta, si rrjedhojë e mbështetjes për pandeminë, nevojës për të hedhur likuiditet në ekonomi dhe rindërtimit pas tërmetit. Një tkurrje prej 15% e të ardhurave, do të thotë 550 milionë euro më pak të hyra në buxhet. Nëse shpenzimet do të vijojnë sipas planit, atëherë deficiti (diferenca mes asaj që shteti mbledh nga taksat e bizneseve e individëve dhe shpenzimeve që duhet të kryejë) pritet që të arrijë në gati 800 milionë euro. Eurobondi dhe huamarrja e brendshme mund të mundësojnë gjetjen e të ardhurave për të kryer shpenzimet e planifikuara dhe të domosdoshme për të nxitur ekonominë, ndonëse kjo do të arrihet në kurriz të rritjes së borxhit publik në të ardhmen, që pritet të shkojë në gati 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). I gjithë ky skenar është parashikuar në rast se ekonomia vijon e çalë pa ndërprerje të mëtejshme. Buxheti është në limitet e tejskajshme të tij. Një mbyllje tjetër do të ishte katastrofike për ekonominë. Këtë mendim ka dhe eksperti i ekonomisë Pano Sako. "Ekonomia shqiptare nuk do ta përballonte dot një karantinë të dytë. Nëse ne do të kemi në skenarin më të mirë një rënie të ekonomisë në masën 5% e kthyer në shifra ky 5% janë biznesi i munguar që vjen si pasojë e faktit që njerëzit rrinë në shtëpi dhe nuk bëjnë blerje përveç shportës bazike ushqimore. Të gjitha të tjerat si blerja e një lavatriçe, riparimi i biçikletës, një televizori apo dhe blerja e një kafeje etj, janë ekonomi e munguar. E gjithë kjo ekonomi e munguar për shkak të izolimi krijoi një rezultat humbje në ekonomi në Shqipëri në shifrat 1.5 miliard euro ekonomi. Për të prodhuar për 1.5 miliardë euro në një ekonomi si e jona ku vlera operacionale e kapitalit punëtor, le të themi se një punëtor prodhon 10 mijë euro ekonomi në Shqipëri, atëherë ne këto kemi në stekë rreth 150 mijë vende pune më këtë ekonomi me kaq dëm sa kemi pësuar. Pra për të prodhuar atë 1.5 miliard ne angazhojmë rreth 150 mijë punonjës të cilët për shkak të pandemisë e kanë të rrezikuar vendin e punës. problemi qëndron se ne akoma nuk e kemi një ide të qartë sesa na kushtuar kjo mbyllje."- tha eksperti Pano Sako.

Pse të rinjtë sot po bëjnë më pak dashuri?/ Wake Up
12/11 10:22
Diola Dosti: Gabimi që bëjnë prindërit me ushqimin e fëmijëve!/ Wake Up
12/11 10:18
Diola Dosti jep disa këshilla për fëmijët mbipeshë, konsumoni ushqime të sezonit!/ Wake Up
12/11 10:15
Mbipesha, obeziteti a lidhen me gjenet? Nutricionistja Diola Dosti ka një përgjigje!/ Wake Up
12/11 10:14
1 në 3 fëmijë mbipeshë, Diola Dosti: Situatë shqetësuese, do preken nga këto sëmundje!/ Wake Up
12/11 10:11
Çelet sot Panairi i Librit. Ja çfarë do sjellin Botimet “Pegi” në stendën e tyre/ Wake Up
12/11 09:33
Pas telefonatës, Leni u kthye i menduar në shtrak-shtruk/ Wake Up
12/11 09:32
Pse mendoni se 1 ndër 3 fëmijë shqiptarë janë mbi peshë?/ Wake Up
12/11 09:32
Loja e re/ Për të gjetur koordinatat gjeografike në glob përdoren paralelet dhe…?/ Wake Up
12/11 09:21
Moti sot/ Ulen ndjeshëm temperaturat, por rikthehet dielli/ Wake Up
12/11 09:18
Blendi Salaj në Panairin e Librit, sjell në shqip bestsellerin “Në mbretërinë e akullit”/ Wake Up
12/11 09:14
Zbret nga treni, pëllumbi i bën glasën mbi kokë dhe nuk i zbret më kurrë…/ Wake Up
12/11 09:13
Gazetarja: Pas ndarjes më shkruajtën 5 burra të martuar, 3 prej tyre foto profili me gruan”/ Wake Up
11/11 10:40
Gazetarja: Prindërit nuk komunikojnë më me fëmijët, i sheh kudo me telefon në dorë!/ Wake Up
11/11 10:16
Gazetarja: Burrat shqiptarë tradhëtojnë, gratë e tyre heshtin!/ Wake Up
11/11 10:11
Niku mendoi se shiu ishte mënyra më e lehtë për të larë shtrak-shtruk/ Wake Up
11/11 09:37
Aktivisti: Papunësia, qiratë e shtrenjta po “fundosin” të rinjtë sot në vend!/ Wake Up
11/11 09:32
Pse të rinjtë i braktisën zgjedhjet ditën e diel? Çfarë po ndodh?/ Wake Up
11/11 09:32
Gazetarja: Nuk ka të rinj që e shohin jetën vetëm në kafe, duhet frymëzim!/ Wake Up
11/11 09:26
Aktivisti: Të rinjtë kanë ngel në klasë Bashkinë e Tiranës për vite me radhë!/ Wake Up
11/11 09:24
BILETA Portokalli - Bileta