Aktivistët e shoqërisë civile ndër vite kanë ngritur rreth 7 padi ndaj bashkisë së Tiranës, duke e akuzuar këtë të fundit për "zhdukjen" e qenve të rrugës. Aktivisti Endri Noti shpreson që padia e fundit të merret në konsideratë pasi prej vitesh po vidhen fondet që duhet të përdoren për sterilizimin e kafshëve të rrugës. Ai tregoi se ҫdo ditë merren mesatarisht 10 qen nga rruga dhe helmohen me acid klorhidrik në qendrën e grumbullimit të tyre në Kombinat.