Wake Up/ Nora Malaj: Qoftë dhe një pyetje e vetme gabim e kompromenton provimin e Maturës
15/06/2020 10:29

Vështirësia e tezës së gjuhës shqipe dhe letërsisë i ka detyruar shumë maturantë nga Tirana por edhe nga rrethe të tjera të vendit që të protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit por edhe të drejtojnë një lumë ankesash në rrjetet sociale ndaj hartuesve të tezës. Të rinjtë kanë ngritur pretendimin se në provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë nuk janë përfshirë pyetje nga programet orientuese e nga ana tjetër shumë pyetje me alternativa kanë qenë abstrakte. Ata janë shprehur se autoritetet e arsimit nuk kanë marrë fare parasysh që të rinjtë kanë zhvilluar shumë orë online duke mos qenë fare në shkollë për shkak të pandemisë. Nga ana tjetër ka reaguar Ministria e Arsimit e cila është shprehur se nuk do të ketë ripërsëritje të tezës dhe se pas vlerësimit do të shihet çdo test sipas ankesave që do të depozitojnë të rinjtë. Autoritetet e arsimit janë shprehur se testi është hartuar nga mësues me eksperiencë mbi 20 vjet në arsim duke u mbështetur në programet orientuese që ju janë shpërndarë më parë të rinjve. Sot ndërkaq maturantët kanë provimin e matematikës. Nora Malaj, ish- Zv.Ministre e arsimit dhe që është marrë drejtpërdrejt me Maturën Shtetërore tha se "Përtej protestës së maturantët a mos vallë ka qenë tendencioze për të ndërtuar teza që shkallën e vështirësisë e kanë shumë të madhe në një kohë që maturantët nuk e kanë konsumuar të gjithë programin, ku maturantët kanë disa çelësa që nuk i kanë shumë të qarta ku pyetjet nuk e ndërtojnë dot mekanizmin për të testuar dijet e tyre. Pyetja që duhet të ishte ngritur është: A është asimiluar ky program. Faktet tregojnë që jo. Pra a ishte momenti për të bërë këtë eksperiment me maturantët këtë vit."-tha zv. Ministrja, Nora Malaj. Duke iu referuar pyetjes për poezinë e Lasgush Poradecit, ku asnjë nga alternativat për pyetjen nuk jepnin përgjigjen e saktë, ajo tha: "Mjafton dhe vetëm një nga pyetjet e testit gabim për ta kompromentuar të gjithë provimin".

Eksperti këshillon se ku duhet të blini online…/ Wake Up
16/12 10:27
Kur të mashtrojnë online, çfarë duhet të bësh?/ Wake Up
16/12 10:26
Trend rritës, gjysma e shqiptarëve blejnë online! Edhe 65 vjeçarët nuk i shpëtojnë…/ Wake Up
16/12 10:23
Eksperti: Tregu online në Shqipëri ka probleme. Ja cilat!/ Wake Up
16/12 10:18
Babai im është shtrak-shtruk në teatrin e qytetit/ Wake Up
16/12 09:36
“Shijet tona”, libri i Ilda Lumanit me 99 receta autentike shqiptare!/ Wake Up
16/12 09:27
Preferoni blerjet online apo ato në dyqane?/ Wake Up
16/12 09:16
Loja e Re/ Cili është deti që ndan Europën nga Afrika?/ Wake Up
16/12 09:16
Sa litra ujë duhet të konsumojmë në ditë? Ja çfarë thotë doktori/ Wake Up
16/12 09:11
Pse vajza është drita e syve për babain…/ Wake Up
16/12 09:11
Pranverë në Dhjetor, çfarë po ndodh me motin? Ja si parashikohen temperaturat…/ Wake Up
16/12 09:08
Fatjon Softa: Siguria në shkolla i shqetëson më shumë shqiptarët!/ Wake Up
15/12 10:16
“Po ndodhin vjedhje të vëzhguara, ka ndryshuar skema”!/ Wake Up
15/12 10:15
Anketimi, shqiptarët kanë frikë të lëvizin natën! Eksperti: Ngjarjet sjellin trauma!/ Wake Up
15/12 10:14
Eksperti i sigurisë zbulon zonat ku ndodhin krimet…/ Wake Up
15/12 10:14
Të shtunën Genti pa një film me shtrak-shtruk/ Wake Up
15/12 09:46
Dr. Rigels Halili: Ja çfarë e bën kaq të veçantë lahutën…/ Wake Up
15/12 09:45
A është lahuta një instrument vetëm për burrat?/ Wake Up
15/12 09:44
Studiuesi: Rinia e do lahutën, ja çfarë ndodh nga brezi në brez…/ Wake Up
15/12 09:43
“Lahuta nuk gjendet vetëm tek shqiptarët, por edhe në Ballkan”/ Wake Up
15/12 09:33
DIGITALB DIGITALB