Zhvillimi i teknologjisë ka sjellë shumë ndryshime në sjelljen tonë dhe sidomos në komunikimin tonë me të tjerët. Një nga gjërat e bukura që "vrau" teknologjia ishte dhe komunikimi përmes letrave. Por ka ende njerëz që mundohen të ruajnë këtë rit aq sa i bukur edhe shumë intim. Një prej tyre është edhe shkrimtari Kim Mehmeti. Letrat e Kim Mehmetit që nisin me..."Letër mikeshës sime" janë një rrëfim shumë personal ku Kimi jo vetëm rrëfehet por jep dhe këshilla për përvojat e tij jetësore.