Logopedia është një profesion relativisht i ri në Shqipëri. Për më tepër që në spitalet tona publike, ky shërbim është shumë i kufizuar dhe ai mund të gjendet vetëm nëpër qendra zhvillimi, apo spitale private. Mjeku logoped, Erges Eskiu i ftuar në "Wake Up" renditi disa nga shkaktarët që po pengojnë sot zhvillimin e të folurit tek fëmijët. Teknologjia tha ai ka rritur ndjeshëm numrin e fëmijëve që kanë probleme me artikulimin.