Në farmacitë e kryeqytetit pas maskave dhe higjienizuesve, produkti i tretë më i kërkuar është Vitamina C si një nga vitaminat që forcon një sërë mekanizmash të imunitetit në trup. Por mjeku imunolog Genc Sulçebe tha se po gabohet vetëm në marrjen e Vitaminës C. "Nevojitet një ekuilibër i shumë vitaminave që sistemi imunitar të funksionojë. Nuk duhet të merret vetëm Vitamina C"- tha ndër të tjera ai