Wake Up/ Mjekët shqiptarë në Gjermani, u vijnë në ndihmë emigrantëve shqiptarë për koronën
30/03/2020 11:36

Gjermania duket se është i vetmi shtet në Evropë që po kryhen më shumë testime në javë. Sipas autoriteteve të shëndetësisë në javë kryhen rreth 500 mijë teste, dhe kjo ndoshta shpjegon dhe faktin pse shteti gjerman e ka situatën në dorë edhe pse numri i të infektuarve rritet ndërkohë që vdekjet janë në përqindje të ulët me numrin e rasteve. Megjithatë kjo është ende një qetësi para "stuhisë”, u shpreh Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn në Berlin. Natyrisht që në front të kësaj pandemie janë bluzat e bardha që në çdo shtet po asistojnë të sëmurët e po përpiqen të parandalojnë përhapjen e koronës. Ndërkaq tashmë e dimë se Shqipërinë vitet e fundit e lidh edhe eksodi i mjekëve dhe infermierëve me Gjermaninë. Ndoshta në këto ditë si këto që po kalojmë do të donim që këtë personel shëndetësor ta kishim sa më afër, por edhe pse larg duket se ndihma ndaj shqiptarëve vazhdon të jetë e pakursyer. Në këtë situatë të pazakontë mjekët dhe infermierët shqiptarë në Gjermani kanë zgjedhur të krijojnë një shoqatë për t'ju ardhur në ndihmë bashkëkombësve tanë që jetojnë atje. Kanë vendosur të ndihmojnë çdo shqiptar i cili mund të jetë në vështirësi shëndetësore për t'ju rekomanduar këshillat përkatëse por edhe për t'i orientuar në spitalet ku duhet të kërkojnë ndihmë. Për më tepër se si po funksionin ky mekanizëm, por edhe për situatën aktuale që po kalon Gjermania nga përhapja globale e koronës kishim në një lidhje skype, Dr. Ermal Xhaho nga Düsseldorf.

Pranverë në Dhjetor, çfarë po ndodh me motin? Ja si parashikohen temperaturat…/ Wake Up
16/12 09:08
Fatjon Softa: Siguria në shkolla i shqetëson më shumë shqiptarët!/ Wake Up
15/12 10:16
“Po ndodhin vjedhje të vëzhguara, ka ndryshuar skema”!/ Wake Up
15/12 10:15
Anketimi, shqiptarët kanë frikë të lëvizin natën! Eksperti: Ngjarjet sjellin trauma!/ Wake Up
15/12 10:14
Eksperti i sigurisë zbulon zonat ku ndodhin krimet…/ Wake Up
15/12 10:14
Të shtunën Genti pa një film me shtrak-shtruk/ Wake Up
15/12 09:46
Dr. Rigels Halili: Ja çfarë e bën kaq të veçantë lahutën…/ Wake Up
15/12 09:45
A është lahuta një instrument vetëm për burrat?/ Wake Up
15/12 09:44
Studiuesi: Rinia e do lahutën, ja çfarë ndodh nga brezi në brez…/ Wake Up
15/12 09:43
“Lahuta nuk gjendet vetëm tek shqiptarët, por edhe në Ballkan”/ Wake Up
15/12 09:33
Lahuta në UNESCO, studiuesi zbulon rëndësinë e këtij lajmi për Shqipërinë!/ Wake Up
15/12 09:32
Cilat janë disa nga vlerat më të çmuara të kulturës shqiptare?/ Wake Up
15/12 09:12
Loja e Re/ Ky qytet shtrihet në dy kontinente, Evropë dhe Azi?/ Wake Up
15/12 09:05
Të qenit vetja jote i bën njerëzit të ndihen keq…/ Wake Up
15/12 09:05
Java nis me diell. Ja si parashikohen temperaturat/ Wake Up
15/12 09:04
Heidi Baci: Po të isha unë kryeministre nuk do lejoja që…/ Wake Up
12/12 10:24
“Rrjetet sociale kanë humbur imagjinatën. Sot nuk ka komunikim, të gjithë më sy në celular”/ Wake Up
12/12 10:23
“Rrjetet sociale janë kthyer në medium tek të rinjtë, komunikim verbal i dhunshëm”/ Wake Up
12/12 10:23
Besa e zgjoi Drinin me zhurmën e shtrak-shtruk/ Wake Up
12/12 09:37
Pse njerëzit që besojnë në fe dhurojnë më shumë?/ Wake Up
12/12 09:33
DIGITALB DIGITALB