Wake Up/ Mira Rakacolli: Ja dy treguesit ku rrezikojmë një izolim të dytë
20/10/2020 11:08

Shqipëria ditët e fundit po shënon shifrat më të larta të prekurve nga Covid19, ndërkohë që shumë vende të tjera evropiane kanë nisur sërish masat kufizuese. Shtetet fqinje si Italia, Greqia kanë nisur zbatimin e protokolleve të reja më të rrepta përsa i përket sistemit arsimor, por edhe të lëvizjes së qytetarëve dhe aktiviteteve të bizneseve. Janë rikthyer kufizimet e lëvizjes me orare , por dhe baret e restorantet në shtete të ndryshme të Evropës po shkojnë drejt mbylljes. Ndërkaq në Shqipëri që prej të enjtes së kaluar ka nisur zbatimi i mbajtjes së maskës sapo del nga shtëpia, si një nga masat parandaluese për përhapjen e infeksionit. Por teksa vendi po shënon rritje të numrit të rasteve kryesisht javën e fundit, të gjithë janë të shqetësuar nëse do të ketë një mbyllje të dytë? Zv. Ministrja e Shëndetësisë njëkohësisht dhe Kryetare të Komitetit të Ekspertëve, doktoreshë Mira Rakacolli dha detaje të situatës në spitale, si po ndiqet protokolli Anti-Covid dhe a rrezikojmë një mbyllje të dytë. Për këtë të fundit Zv, Ministrja, Mira Rakacolli u shpreh se për të arritur në një vendim për një izolim të dytë duhen parë shumë faktorë. "Treguesit janë shumë kompleksë, nuk ka të vetëm, tek i cili duhet të bazohemi që të vendosim për të bërë mbylljen e disa aktiviteteve. Natyrisht që ne po bëjmë të pamundurën ta parandalojmë, dhe kjo është një çështje që ne e diskutojmë shpesh. Por, treguesit të cilët do të na çojnë që të rekomandojmë një mbyllje të dytë janë shumë komplekse. Por numri i jetëve të humbura dhe numri i atyre që kanë nevojë për marrjen e kujdesit intensiv është në rritje, pra, ka një ndërthurje të këtyre numrave, një analizë e thelluar në ndërthurjen e këtyre numrave mund të na çojë në atë masë”- tha Zv.Ministrja Mira Rakacolli.

Pilotët e së ardhmes, Grupi Kastrati bashkon forcat me Wizz Air!/ Wake Up
23/12 10:18
BBV5/A do ketë hyrje të reja sonte?/ Wake Up
23/12 10:14
Adi pa se Ledi mbante në duar një shtrak-shtruk klasik/ Wake Up
23/12 09:45
Shtëpia Botuese Albas feston 25 vite. Rita Petro: E nisa punën me një biçikletë…/ Wake Up
23/12 09:43
“Poema e Mungesës”, libri ku Rita Petro ka derdhur dhimbjen e shpirit të saj…/ Wake Up
23/12 09:37
Ku do t’i kaloni festat e fundvitit?/ Wake Up
23/12 09:37
Blendi Salaj shkëput vargje nga “Poema e Mungesës” së Rita Petros/ Wake Up
23/12 09:34
Pse këtë vit kanë mbizotëruar fustanet lakuriq? Ja çfarë thonë dizenjuesit…/ Wake Up
23/12 09:22
Loja e Re/ Si quhet ekipi i futbollit të Gjirokastrës?/ Wake Up
23/12 09:16
Pse më të uritur se ata që s’kanë të hanë janë ata që s’kanë të ngopur?/ Wake Up
23/12 09:13
Heidi Baci dhe Blendi Salaj zbulojnë ku do e festojnë Vitin e Ri!/ Wake Up
23/12 09:11
“Mirupafshim” diell, rikthehen reshjet e shiut. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/12 09:11
“Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi po bëjnë “Big Brother-in” e tyre”/ Wake Up
22/12 10:12
Jul Deda rrëfen pas dy vitesh çfarë i ndodhi në BBV3…/ Wake Up
22/12 10:10
Jul Deda zbulon aleancat dhe skemat e krijuara brenda shtëpisë së BBV5/ Wake Up
22/12 10:07
Jul Deda: Shtëpia e BBV5 më e bukura ndër të gjitha edicionet, sepse…/ Wake Up
22/12 10:07
“Kristi Lamajt iu dha një “fishek”, a do dijë ai ta shfrytëzojë? Miri-Selin me drita fikur”/ Wake Up
22/12 10:05
Kur doli në bulevard, Geri nisi të shtrak-shtruk më shpejt/ Wake Up
22/12 09:41
E habitshme, fotografoi Nënë Terezën në natyrë!/ Wake Up
22/12 09:40
Fotografi që zbulon portrete në shpella e male, kush është Renild Firi?/ Wake Up
22/12 09:35
DIGITALB DIGITALB