Sot me Ministren e Kulturës Elva Margariti prekëm edhe çështje disi të nxehta të ditëve të fundit, siç ishte edhe e ardhmja e Teatrit të Operas dhe Baletit. Pati një reagim të zjarrtë të të gjithë artistëve të TKOB-së pas deklaratës së Ministres së Kulturës Elva Margariti pak kohë më parë, që në fakt nuk linte shumë vend për interpretim dhe u kuptua si kthim në privat i këtij Teatri... Po çfarë keni dashur të thotë në të vërtetë Ministrja Margariti me deklaratën e saj, ajo e sqaroi sot në studion e Wake Up duke theksuar qysh në krye të herës së gjithçka që ajo kishte thënë ishte keqinterpretuar dhe se vizioni i saj për TKOB-në ishte në të mirë të atij institucionit dhe vetë artistëve.