Mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ishte e ftuar aktorja Marjana Kondi, e cila sjell për herë të parë një stand up comedy” që titullohet, “Do ta kuptosh kur të rritesh”. Kjo pjesë teatrore o dedikohet figurës femërore në diktaturën e egër shqiptare. Përgjatë bisedës Marjana rrëfeu se pjesë të këtij “show”, ka bërë dhe historitë e saj të përjetuara gjatë periudhës së diktaturës. Kjo romancë e zezë ka për qëllim të tërheqë vëmendjen mbi balancat e marrëdhënieve meshkuj – femra, trajtimin në diktaturë dhe vështirësitë që përballej dashuria në dy kohë, përfshirë dhe kohën e sotme.