“Marina është jeta ime”, kështu u shpreh Eli teksa u pyet për vajzën e saj. Ajo u shpreh se Marina është fansja e saj më e madhe se ka shije të hollë muzikore madje shpesh e këshillon për këngët e saj. Por e pyetur se përse Marina nuk është pjesë e muzikës, Eli u shpreh se ndihet mirë që nuk e ka zgjedhur këtë fushë, duke qenë se është një profesion që të merr shumë kohë.