Wake Up/ Loja “Jonathan Galindo” po rrezikon fëmijët. ALO 116 raporton 5 raste në Shqipëri
21/07/2020 11:31

Një tjetër lojë e rrezikshme, si ajo e Balenës Blu e cila ka çuar fëmijët drejt vretvrasjes, është rishfaqur së fundmi. Bëhet fjalë për lojën ‘Jonathan Galindo’ i cilësuar si përbindëshi i ri i fëmijëve. Duke përdorur rrjetet sociale, përdorues anonim nën imazhin e një njeriu të veshur me maskë qeni, një karakter i njohur vizatimor, fillimisht u bëjnë ftesë për miqësi e më pas të vjen mesazhi “A do të luajmë një lojë?”. tha Mirgit Vataj, Drejtor i Linjës Kombëtare të Këshillimit për Fëmijët ALO 116 tha se janë raportuar 5 raste në Shqipëri. "Është një lojë vërtete rrezikshme dhe fatkeqësisht edhe fëmijët shqiptarë janë të ekspozuar ndaj kësaj loje. "Jonathan Galindo" është një sfidë me 50 ditë, ku në secilën ditën të kërkohet të bësh një veprim të caktuar. Prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe me sjelljet që vërejnë te fëmijët gjatë këtyre ditëve. Nëse fëmija juaj zgjodhët në mëngjes dhe e shihni që sheh video të dhunshme është një nga shanset për të kuptuar se fëmija juaj është rekrutuar nga një "Jonathan" në Twiter, Instagram apo Tik-Tok. Ose nëse fëmija juaj zgjohet natën në mëngjes apo është agresiv me ju bëni kujdes sepse një nga sfidat është që fëmijët të sillen keq me prindërit. Apo nëse fëmija ka shenja në trup, sepse shpesh herë "Jonathan" i udhëzon që të kryejnë akte të vetëdëmtimit. Gjithashtu nëse jeni ju prindërit që monitoroni rrjetet sociale të fëmijëve tuaj dhe hasni hashtagje si: #F57 apo #F40 etj, këto janë kode që përdoren me udhëzimin e personave të lojës që kanë rekrutuar fëmijët dhe i bëjnë pjesë të sfidave. Në ALO 116 ne kemi pasur disa shqetësime kohët e fundit. Kemi pasur sinjalizime për 5 raste të fëmijëve që kanë tentuar t'i rekrutojnë persona me emrin Jonathan dhe sjelljet kanë qenë vërtet tepër kërcënuese. Fëmijët janë kërcënuar që të marrin pjesë në lojë përndryshe "Jonathan" do t'i bënin keq familjes, pasi ata dinë identitetin e prindërve, vendin ku banon dhe shumë të dhëna të tjera personale të viktimës."- tha Mirgit Vataj, Drejtor i Linjës Kombëtare të Këshillimit për Fëmijët ALO 116. Shqetësimi është bërë publik menjëherë edhe nga Policia e Shtetit, e cila në një deklaratë zyrtare u bënte thirrje të gjithëve, sidomos prindërve, që të kishin shumë kujdes nga një lojë e tillë online. "Është pozitive dhe thirrja e policisë dhe është hera e parë që kjo ndodh"- tha Drejtori i Linjës ALO 116.

Fatjon Softa: Siguria në shkolla i shqetëson më shumë shqiptarët!/ Wake Up
15/12 10:16
“Po ndodhin vjedhje të vëzhguara, ka ndryshuar skema”!/ Wake Up
15/12 10:15
Anketimi, shqiptarët kanë frikë të lëvizin natën! Eksperti: Ngjarjet sjellin trauma!/ Wake Up
15/12 10:14
Eksperti i sigurisë zbulon zonat ku ndodhin krimet…/ Wake Up
15/12 10:14
Të shtunën Genti pa një film me shtrak-shtruk/ Wake Up
15/12 09:46
Dr. Rigels Halili: Ja çfarë e bën kaq të veçantë lahutën…/ Wake Up
15/12 09:45
A është lahuta një instrument vetëm për burrat?/ Wake Up
15/12 09:44
Studiuesi: Rinia e do lahutën, ja çfarë ndodh nga brezi në brez…/ Wake Up
15/12 09:43
“Lahuta nuk gjendet vetëm tek shqiptarët, por edhe në Ballkan”/ Wake Up
15/12 09:33
Lahuta në UNESCO, studiuesi zbulon rëndësinë e këtij lajmi për Shqipërinë!/ Wake Up
15/12 09:32
Cilat janë disa nga vlerat më të çmuara të kulturës shqiptare?/ Wake Up
15/12 09:12
Loja e Re/ Ky qytet shtrihet në dy kontinente, Evropë dhe Azi?/ Wake Up
15/12 09:05
Të qenit vetja jote i bën njerëzit të ndihen keq…/ Wake Up
15/12 09:05
Java nis me diell. Ja si parashikohen temperaturat/ Wake Up
15/12 09:04
Heidi Baci: Po të isha unë kryeministre nuk do lejoja që…/ Wake Up
12/12 10:24
“Rrjetet sociale kanë humbur imagjinatën. Sot nuk ka komunikim, të gjithë më sy në celular”/ Wake Up
12/12 10:23
“Rrjetet sociale janë kthyer në medium tek të rinjtë, komunikim verbal i dhunshëm”/ Wake Up
12/12 10:23
Besa e zgjoi Drinin me zhurmën e shtrak-shtruk/ Wake Up
12/12 09:37
Pse njerëzit që besojnë në fe dhurojnë më shumë?/ Wake Up
12/12 09:33
Nisma për fëmijët jetim, vullnetarja rrëfen nevojat e tyre!/ Wake Up
12/12 09:33
DIGITALB DIGITALB