Sot është Dita Ndërkombëtare e Selfie dhe të gjithë ju që zakonisht keni siklet teksa bëni një të tillë mund të merrni kohën për të realizuar sa shkrepje të dëshironi. Selfie-t janë një trend prej disa vitesh tashmë që kanë bërë për vete jo vetëm të rinjtë, por edhe më gjerë. Në vitin 2014 ishte BBC që shpalli zyrtarisht Ditën e Selfie, por interesant është fakti se sot ka një rënie të papritur të selfie-s si trend global. Moderatorët Bledi Strakosha dhe Lei Kraja na zbuluan shumë gjëra për marrëdhënien që gjithsecili prej tyre ka me selfie-t.