Në këta 6 muaj janë trajtuar rreth 7500 ankesa nga publiku, janë vënë 120 gjoba. Problematika si ato të Vlorës, Gjirit të Lalzit, Spillesë, Velipojës me pronat ka kudo; edhe në Sarandë që është ndarë nga 2 deri në 3 herë. Është ndarë edhe Butrinti, i cili sot del me pronarë; ndërsa nga sondazhet në pronat në bregdet dalin mbivendosje për 4 pronarë për të njëjtën tokë.