Të gjithë jemi të ekspozuar ndaj krimit kibernetik aq më tepër kur gjithnjë e më shumë ҫdo lloj veprimi e kryejmë përmes shërbimeve të internetit. Vjedhja e identitetit është një nga shqetësimet më kryesore që lidhet me krimin kibernetik. Soela Bonjaku, specialiste në sektorin për hetimin e krimeve kompjuterike në Policinë e Shtetit tha se kategoria më e sulmuar janë personazhet publike, sidomos këngëtarët dhe moderatorët në televizione të ndryshme.