Futbolli në këtë periudhë është në një situatë të vështirë, megjithatë mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, ish futbollisti dhe trajneri Redi Jupi, rrëfeu se lojtari i momentit në Shqipëri është Marash Kumbulla. “Marash Kumbulla është një djalë i ri dhe shumë i talentuar që për momentin luan me Romën. Është më të ardhme shumë të madhe dhe duam ta shikojmë në të ardhmen në klubet e mëdha evropiane”. Ai ndër të tjera shtoi dhe faktin që në Seria A luajnë 7 apo 8 lojtarë shqiptarë, që nuk janë pak për një vend si ne, duke parë nivelin aktual që kemi.