Sportistja Klodiana Shala së shpejti do të jetë online ku për 20 minuta do të jetë trajneria personale e të gjithë atyre që janë vetizoluar në shtëpi. "Është një kërkesë e vazhdueshme që po më bëhet nga miq dhe të njohur që të mbaj disa minuta klasa online për ushtrime fizike në kushtet e shtëpisë. Do të jem për rreth 20 minuta çdo ditë dhe ushtrimet do të ndahen sipas kategorive të moshës, peshës dhe gjendjes shëndetësore"- tha Klodi.