Për herë të parë ka kënduar në moshën 17- vjeçare dhe tashmë ka vendosur që të sjellë projekte të njëpasnjëshme. Ai është lindur dhe rritur në Gjermani dhe jeton atje bashkë me familjen, por është me origjinë nga Kosova. Po flasim për Khuba (Shkëlzen Rexhaj) i cili së fundmi është komentuar shumë. Aktualisht Khuba po punon për këngën e re, një “power ballade” siç ai e quan, për të cilën më shumë detaje na i rrëfeu sot në studio.