Prej 3 vitesh Vesa Smolica është mes muzikës dhe gazetarisë. Ajo u shpreh se pasioni për gazetarinë i ka ndodhur krejt rastësisht: “Kam qenë e ftuar në një emision dhe aty më bënë ftesën për të qenë pjesë e një emisioni për shkak të zërit dhe rrjedhshmërisë. Një javë e mendova dhe e pranova. Por nuk më doli keq se tani kam 3 vite”- theksoi Vesa në “Wake Up”.