Përfaqësimi në Eurovizion është një nga arritjet më të mëdha për një këngëtar. Këtë e nënvizoi edhe Jonida Maliqi në "Wake Up", teksa ngriti shqetësimin se RTSH duhet të deklarojë të gjitha fondet që jepen për përfaqësuesin e Shqipërisë. Edhe njëherë tjetër ajo theksoi se shumicën e punës e ka bërë vetë dhe nuk ka patur mbështetjen e nevojshme.