Jeta personale e këngëtares Jonida Maliqi përbën ҫdo herë lajm në portale, ndonëse ajo ka vendosur që të jetë më e rezervuar. E pyetur sot në Ori dhe Isli në programin e mëngjesit, Jonida tha se ndihet shumë e lumtur, më mirë se asnjëherë dhe kjo duket në shkëlqimin e syve të saj. "Ndonëse kam edhe aftësi të mira aktoriale, mënyra sesi ndihem është shumë e dukshme"- theksoi këngëtarja. Ajo nuk dha asnjë koment nëse akoma është single por mesa duket këto kohë ndihet shumë mirë me veten.