Ka pasur zhvillime në këtë fazë të parë të Superligës. Humbje dhe largime trajnerësh nga pankina ende pa u nxehur mirë gjakrat e kampionatit më të ndjekur shqiptar të futbollit. Përveç komentit të rezultatateve të kësaj jave të Superiores ajo që mësuam nga gazetari i sportit në Top Channel, Endi Tufa ishte e se çfarë ndodhi jashtë fushës së lojës në ndeshjet që janë luajtur dhe kush janë emrat e rinj që diskutohen për pankinën e Tiranës dhe të Flamurtarit.