Diona Fona disa prej këngëve të saj i ka shkruar vetë, por herë – herë ka bashkëpunuar për tekste me këngëtarët Gjiko dhe Ylli Limanin. E pyetur nga Ori dhe Isli se kë do të zgjidhte mes tyre për një bashkëpunim të radhës Diona u shpreh: “Kam bashkëpunime me të dy dhe e kam shumë të vështirë të zgjedh njërin prej tyre. Të dy janë shumë të mirë në punët e tyre. Gjiko ka punuar me mua që prej fillimit në këngën time të parë, Yllin e njoh shumë gjatë, prej shumë kohësh”- përfundoi ajo duke mos preferuar t’i ndajë ato.