Drande Xhaj, aktorja shkodrane me të cilën jemi rritur, na tregoi sot në "Wake Up" se ajo nuk ka dashur që të bëhej aktore deri në moshën 16-vjeҫare kur iu ofrua roli i Licës në filmin "Thirrja". Zysha e saj e anglishtes, njëkohësisht edhe halla e prezantueses Xhemi Shehu, ishte ajo që e shty Dranden drejt aktrimit. Pasioni i Drandes ishte anglishtja por përveҫ kësaj, zysha në fjalë kishte zbuluar se ajo spikaste me recitimet e saj në shkollë.