Wake Up/ Imzot Gjergj Meta: Pashkët në kohë Kovidi jashtë formatit liturgjik me kremtime në rrugë
13/04/2020 11:19

Për herë të parë Pashkët u festuan në një mënyrë krejt të pazakontë në Shqipëri. Në të gjithë Javën e Madhe të Pashkëve, por edhe në fundjavë, mesha nuk u kremtuan me njerëz. Situata e emergjencës ka bërë që në pjesën më të madhe të kishave ceremonitë fetare u mbajtën, por vetëm nga meshtarët. Jo vetëm për “Javën e të gjitha Javëve”, më kryesoren në të gjithë kalendarin e liturgjisë katolike, por edhe për Ditën e Pashkës, Dom Gjergj Metën pati një ide vërtet pozitive. Duke qenë se besimtarët nuk shkonin dot në kishë për të kremtuar Pashkën shkoi Kisha në shtëpitë e tyre. Natën e Pashkës, Dioqeza e Rrëshenit pas meshës së Pashkëve doli në rrugët dhe rrugicat e qytetit ndërsa besimtarët kishin dalë në ballkonet dhe dritaret e shtëpisë me një qiriun e Pashkës të ndezur për të kremtuar ringjalljen e Krishtit. Një nismë që u mirëprit nga besimtarët katolikë. "Ishte emocionues në fakt se ne i përshëndetëm dhe uruam Pashkët nga poshtë dritares dhe ata na uronin nga shtëpitë e tyre. Njerëzit nuk vinin dot në Kishë kështu që shkoi Kisha, liturgjia,Krishti dhe trokiti në shtëpitë e njerëzve. Kam marrë mesazhe shumë për këtë inisiativë. Në këtë situatë çdo lloj kreativiteti pozitiv është i lejuar edhe nëse dilet pak nga shinat e formalitetit të përhershëm. Kjo nuk është e parashikuar në liturgjikë tonë katolike që të dilet në rrugë pas meshës së Pashkëve. Nuk ekziston askund por në situata të tilla mendoj se jemi të lejuar ta bëjmë një gjë të tillë që sjell vetëm mirë"- tha Imzot Gjergj Meta Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit.

Heidi Baci dhe Ronaldo Sharka kujtojnë izolimin e BBV, por çfarë pritet nesër mbrëma?/ Wake Up
19/12 10:15
Historiania e Artit, Nea Tandini zbulon të fshehtat e baletit klasik “Arrëthyesi”/ Wake Up
19/12 10:15
Skënder Sherifi: Mungon vlerësimi i shkrimtarëve në Shqipëri!/ Wake Up
19/12 09:36
Berti e pa shefen si të ishte një shtrak-shtruk/ Wake Up
19/12 09:35
Belgjika nderon Skënder Sherifin, një figurë ekselente e diasporës!/ Wake Up
19/12 09:35
Loja e Re/ Cili është oqeani më i madh? / Wake Up
19/12 09:16
Mënyra se si i trajton të tjerët nuk pasqyron ata, pasqyron ty…/ Wake Up
19/12 09:15
Cila është dhurata që dëshironi më shumë për Krishtlindje?/ Wake Up
19/12 09:14
Mot i qendrushëm dhe me diell. Po në fundjavë çfarë parashikohet?/ Wake Up
19/12 09:10
Studimi zbulon sa ditë pushime na duhen! Nuk janë aq sa mendonim…/ Wake Up
19/12 09:09
“Luftë” në Hollywood çfarë po ndodh mes Netflix dhe Paramount? Ndikimi në treg…/ Wake Up
18/12 10:21
Klemi Sinakoli zbulon filmat që pritet të bëjnë namin këtë fundivit!/ Wake Up
18/12 10:21
Fëmijët marrin pushimet për festa, ja filmat që sugjeron Klemi Sinakoli/ Wake Up
18/12 10:17
Futbollistja Megi Doçi: Më kanë thënë që ngjaj si mashkull, por kam një mesazh…/ Wake Up
18/12 09:39
Futbollistja Megi Doçi: Për mundin që jap nuk kam marrë vlerësimin e duhur!/ Wake Up
18/12 09:37
Pas ecjes përmes pyllit hajduti ra në shtrak-shtruk/ Wake Up
18/12 09:33
E para në futboll, Megi Doçi rrëmben “Këpucën e artë” dhe “Topin e Artë” 2025/ Wake Up
18/12 09:33
Mbi 800 gola, Megi Doçi për vite me radhë në majë të futbollit!/ Wake Up
18/12 09:32
“Meshkujt më kanë nënvlerësuar, kam qarë”. Futbollistja, Megi Doçi: I sfidova!/ Wake Up
18/12 09:30
Ç’gjëra gratë i bëjnë më mirë se burrat?/ Wake Up
18/12 09:16
DIGITALB DIGITALB