Në fillimet e saj ajo spikati si një ndër vajzat e bukura dhe fitoi kurorën e “Miss Albania 1995” , duke bërë që rruga e saj drejt botës së televizionit të hapej. Tanimë prej 20 vitesh ajo është bërë pjesë e televizionit dhe është fokusuar kryesisht në gazetarinë sportive, ku Hygerta ka dhe të preferuarit e saj mes futbollistëve. Një prej tyre është dhe Lorik Cana, ish-kapiteni i kombëtares së futbollit.